Heidi Klum ka postuar një fotografi ku shfaqet e zhveshur në rrjetet sociale dhe ka ngacmuar imagjinatën e fansave.
“Qetësia para stuhisë” – ka shkruar ndër të tjera bukuroshja në përshkrim.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin The Tonight Show të Jimmy Fallon, 50-vjeçarja deklaroi se ka plane të mëdha për Halloweenin e këtij viti.
Kujtojmë se vitin e kaluar vendosi “të shndërrohej” në një krimb, ndërsa tregoi se e kishte planifikuar kostumin prej dy vitesh.
Artisti i grimit, Mike Marino dhe ekipi i tij nga kompania Prosthetic Renaissance janë kredituar për krijimin e kostumit të saj. /Telegrafi/