Telegrafi

Në Mitrovicë, arrestohet një person i dyshuar për posedim i paautorizuar i substancave narkotike

Foto: Ilustrim

Të martën në orët e mbrëmjes policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një  person të dyshuar për posedim të substancës narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në Mitrovicë,  në kohën kur zyrtarët policorë  kanë ndaluar për kontroll rutinë  automjetin me targa vendore  të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit  të detajuar tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave.

Në cilësi të dyshuarit është arrestuar D. A.,24 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërsa pas  procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij  është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i  paautorizuari  i substancave narkotike’. /Telegrafi/