Policia ka arrestuar sot një person të dyshuar në marketin e një pompe të karburanteve në Mitrovicë, është kryer një grabitje.
Sipas njoftimit të Policisë, nga informacionet e para të siguruara thuhej që grabitja ishte kryer nga një person i maskuar me maskën anti-Covid dhe doreza, nën kërcenim të armës, ku nga arka ka grabit një shumë të hollash prej 200 euro, dhe ka ikur në këmbë në drejtim të panjohur.
“Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitet policore në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe hetimeve rajonale, në bashkërendim kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative-hetimore, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, ku pas 9 orë hetimi në bazë të informacioneve të pranuara kanë arritur ta identifikojnë dhe ta lokalizojnë të dyshuarin, dhe me urdhër të gjyqtarit të Procedurës paraprake, të dyshuarit i është kontrolluar shtëpia, dhe njëkohësisht është arritur të arrestohet personi i dyshuar B.B., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale grabitje”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.
Në cilësi të provave materiale tek te i dyshuarit, janë gjetur dhe janë konfiskuar tri armë (lodër), ku njëra prej tyre është përdorur për të kryer grabitjen.
Të dyshuarit pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor, dhe ndaj ti është iniciuar rasti “Grabitje”. /Telegrafi/