Menjëherë pas ndeshjeve të vikendit, në mesjavë do të luhet xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës në basketboll dhe do t’i sjell dy derbi.
Ponte Prizreni – Bashkimi është dueli me të cilin nis xhiroja e XXIV në Superligën e Kosovës në basketboll, i cili do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Të enjten do të zhvillohet një tjetër ndeshje interesante, në mes Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma”, kurse Z Mobile Prishtina është nikoqir i Boresë, takim ky që luhet të mërkurën duke filluar nga ora 19:00.
Ndeshja e fundit e xhiros luhet në Mitrovicë, ku Trepça e pret Lipjanin – thuhet në njoftimin e FBK-së.
Pas 23 xhirove të luajtura në elitën e basketbollit kosovar, Z Mobile Prishtina kryeson në renditjen tabelore me 46 pikë, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli, Rahoveci dhe Ponte Prizreni.