Telegrafi

Në mesjavë zhvillohen përballjet e treta në ‘Play-Off’

Mesjava sjell përballjet e treta të “Play-off”-it që pritet të jenë shumë interesante.

Peja është afër finales, pasi në dy takimet e para shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit.

Fillimisht triumfoi në Pejë 85:82, ndërsa në Therandë shënoi fitore 76:86. Në anën tjetër, kampionët duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale.

Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku seria është barazuar në 1:1. Prishtinasit fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 77:68. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. /Telegrafi/

Gjysmëfinalet e treta

E mërkurë

20:30 Peja – Golden Eagle Ylli

E enjte

20:30 Sigal Prishtina – Trepça