Albi Mall Superliga do të vazhdoj me ndeshjet e xhiros së 12-të që janë në program për tu zhvilluar në mesjavë.
Tre ndeshje do të luhen ditën e mërkure dhe dy të tjera të enjten.
Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka bërë delegimin e gjyqtarëve me short, ku të mërkuren na pret derbi i madh kosovar Ballkani – Drita.
Shorti deshi që këtë takim ta drejtoj gjyqtari Mervan Bejtullahu me ndihmësit Fatlum Berisha e Hekuran Osmani, derisa gjyqtar i katërt është Ilir Mehmeti. Në VAR do të jetë Genc Nuza derisa në AVAR, Kastriot Peci.
Gjilani pret të mërkuren Feronikelin ’74 ndërsa Isak Ceroviku do ta gjykojë këtë takim. Po të njëjtën ditë Malishva takohet me Prishtinën në një sfidë që drejtohet nga Erdall Zasella.
Llapi përballet me Fushë Kosovën të enjten në mesditë, derisa këtë ndeshje do ta gjykoj Mentor Ajeti.
Ndërkohë sfidën mes Lirisë dhe Dukagjinit drejtësinë do ta ndajë Eridon Podvorica.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 12-të në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/