Telegrafi

Në mbrojtje të Noizyt reagon edhe Yll Limani: Drejtësia do të triumfojë

Foto: Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është kthyer në temën më të diskutuar të momentit që pas arrestimit të tij në Shëngjin.

Rap-artisti nga Shqipëria, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është kërkuar prej disa ditësh nga Policia e Kosovës pas një incidenti të dhunshëm në Pejë, ku dyshohet se u përfshi në një rrahje me një grup tjetër.

Ndaj tij rëndon akuza për ‘lëndim të rëndë trupor’. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e tyre në Kosovë.

Ndërkohë, shumë kolegë të tij nga estrada shqiptare kanë shprehur mbështetje për të duke kërkuar lirimi ne tij, dhe kësaj liste së fundmi i shtohet edhe artisti i njohur Yll Limani.

“Drejtësia do të triumfojë. Shihemi së shpejti vëllaçko jem, Noizy”, ka shkruar Yll Limani në një fotografi të përbashkët të postuar në InstaStory.

Foto: Noizy/InstaStory

Fushata në rrjete sociale ka marrë një jehonë të madhe, me shumë ndjekës dhe fansa që i bashkohen kërkesës për lirimin e Noizyt. /Telegrafi/

Foto: Instagram