Mërgim Vojvoda ndjen peshën e luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe vuri në dukje se në luftë ‘nuk ka fitues’.
27-vjeçari është nga Kosova dhe kështu i kupton efektet e luftës mbi një komb dhe popull, nis shkrimin mediumi italian.
Rusia pushtoi Ukrainën në fillim të kësaj jave dhe sanksionet gjithnjë e më serioze po vendosen mbi to, me mbështetje të konsiderueshme që i dërgohet Ukrainës në mbrojtje.
Duke folur për DAZN sot (e diel), Vojvoda diskutoi luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe tregoi ndjenjat e tij për këtë çështje.
“Nuk është e lehtë të flasësh për këtë, ne të gjithë ndjekim atë që ndodh. Ata që e jetojnë këtë e dinë se si është ndjesia, qofshin ata ukrainas apo rusë. Shpresojmë që gjithçka të ndalojë shpejt. Në luftëra nuk ka fitues”, ka thënë Vojvoda.
Një numër i trajnerëve dhe lojtarëve të Serie A kanë komentuar gjithashtu situatën, duke bërë një sërë komentesh dhe vëzhgimesh prekëse.
Ka pasur gjithashtu një ndikim sportiv në pushtimin e Ukrainës nga Rusia. UEFA e ka zhvendosur finalen e Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburg në Paris dhe ekipet kombëtare polake, çeke dhe suedeze po refuzojnë të luajnë kundër Rusisë në “play off”-et e ardhshme të Kupës së Botës “Katar 2022”. /Telegrafi/
TORINO – Vojvoda: “Mi manca il gol, guerra in Ucraina? Non ci sono vincitori…” https://t.co/zl7sgwQxXg
— Napoli Magazine (@napolimagazine) February 27, 2022