Disa nga partitë politike tashmë kanë zyrtarizuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që në këtë listë të jenë edhe katër aktivistët e saj të cilët tash e disa muaj janë në arrest shtëpiak.
Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi do të jenë në garë që më 11 qershor të marrin votat për deputetë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Sapo u njoftova që Lëvizja ka vendosur që unë, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të garojmë për deputetë të saj.
I falenderoj të gjithë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest.
Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodh. Ky ndryshim, do t’i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend! /Telegrafi/