Site icon Telegrafi

Në listën e LDK-së janë të gjithë ish-deputetët, përveç Bulliqit?

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme të thirrur për të caktuar listën e kandidatëve për deputetë, nuk ka rrezikuar me përjashtim të deputetëve të padëgjueshëm nga legjislatura e kaluar.

Në listën e LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit, janë përfshirë të gjithë ish-deputetët “rebelë” të LDK-së, duke përjashtuar vetëm deputetin llapjan, Shpejtim Bulliqin.

Gazeta Metro mëson se Vjosa Osmani, Arben Gashi, Armend Zemaj, Adem Salihaj dhe të tjerë do të jenë pjesë e listës së 11 qershorit.

Ndërkohë, LDK përmes një kumtese ka ftuar “mediet të mos spekulojnë me lajme se kinse disa kandidatë janë larguar”.

Exit mobile version