Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Lipjan.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 03:35, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/