Site icon Telegrafi

Në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Adrola Dushi komenton për herë të parë veprimet e Fifit

Bukuroshja Adrola Dushi ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Why Not” të Roza Latit.

Mes të tjerash, ajo ka qenë e detyruar të komentojë disa nga personazhet që emisioni ia shfaqte në fotografitë, në monitorin e studios.

Në një moment, ekrani prezantoi kantautoren e njohur nga Kosova, Filloreta Raçi – Fifin, e cila aktualisht është në lidhje me ish-bashkëshortin e Adrolës, Adis Patushin.

Foto: FIfi/Instagram

E pyetur se çfarë komenti ka për të, Adrola u shpreh: “Fifi është një artiste që na ka prek zemrën të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj”.

Ndërkohë, e ngacmuar nga moderatorja Lati se çfarë mendimi ka ajo për lëvizjet e fundit të Fifit në jetën private, ku mes rreshtash u kuptua se bëhet fjalë për lidhjen e saj të re, bukuroshja Dushi pati sërish një përgjigje pozitive dhe respektuese.

Lexo po ashtu Fifi rrëfen njohjen me Adisin: I shkrova e para në rrjetet sociale, atë ditë e putha

“Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë edhe ia uroj me gjithë zemër, çfarë mund të them tjetër për të”, tha ish-missi.

Adrola dhe Adisi përndryshe janë prindër të një djali, të cilin e quajnë Troi. /Telegrafi/

Exit mobile version