Telegrafi

Në kujtim të legjendës, në fund të këtij muaji mbahet koncert kushtuar Prince

Prince (Foto: Kristian Dowling/Getty Images for Lotusflow3r.com/Guliver)

Alicia Keys, John Legend e Usher, janë në mesin e yjeve që do të performojnë më koncertin e veçantë kushtuar legjendës së muzikës pop, Prince.

Ky eveniment do të mbahet pas ceremonisë së sivjetme të ndarjes së çmimeve Grammy, ndërsa më pas do të transmetohet në televizion – transmeton revista Rolling Stone.

Ngjarja e quajtur “Let’s Go Crazy: The Grammy Salute to Prince” do të mbahet më 28 janar të këtij viti në Los Angeles.

Lexo po ashtu Familja e Prince padit mjekun e këngëtarit si fajtor për vdekjen e tij

Në skenë do të interpretojnë edhe Foo Fighters, Beck, Common, Earth, H.E.R., Wind & Fire, St. Vincent, Mavis Staples, Chris Martin, Gary Clark dhe Juanes.

Krahas tyre, do të performojë edhe grupi i vjetër i Prince, “The Revolution”, si edhe artistë të tjerë që kanë bashkëpunuar me këngëtarin e ndjerë. /Telegrafi/