Site icon Telegrafi

“Në kuadër të dashurisë” do ta ketë premierën në tetor

Foto: Instagram

“Në kuadër të dashurisë” është filmi që ka bashkuar dy rivalët më të mëdhenj të Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.

Komedia romantike përveç tyre do të sjellë edhe shumë emra të tjerë të njohur nga bota e filmit dhe teatrit.

Të përfshirë janë: Ylber Bardhi, Zamira Kita, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Sara Hoxha, Roerd Toçe, Olta Daku, Salsano Rrapi, Deamishel Hoxha, Eni Shehu, Megi Pojani, Sara Kolami etj.

Ky film bëhet e ditur së fundmi se do ta ketë premierën në tetor dhe që atëherë do të jetë në çdo kinema.

Lexo po ashtu “Në kuadër të dashurisë” - detaje nga filmi që bën bashkë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin

“’Në kuadër të dashurisë’, nga tetori në kinema”, thuhet në njoftimin nga faqja zyrtare e Top Channel Films.

Tashmë janë ndarë edhe disa pamje nga prapaskenat e këtij projekti, pak nga ajo që kanë përgatitur yjet e famshëm.

Vlen të ceket se regjisori i këtij filmi është Koloreto Cukali. /Telegrafi/

Exit mobile version