Shikoni situatën në foto, pastaj përpiquni t’i përgjigjeni pyetjes…
Në rrugën me të drejtë kalimi ka shumë trafik, aq sa makina e verdhë praktikisht ka bllokuar kryqëzimin. Dhe shoferi i makinës së kuqe po pret radhën e vet dhe mendon se çfarë duhet të bëjë.
Si duhet të sillet drejtuesi i makinës së kuqe në situatën në foto, kur mjetet përballë nuk lëvizin…
Shikoni foton, pastaj përgjigjuni pyetjes, transmeton Telegrafi.
Përgjigjja:
Makina e kuqe, në situatën në foto, nuk bën të hyjë në kryqëzim, sepse për shkak të dendësisë së trafikut do të ndalet në vendkalim ose në kryqëzim dhe kështu do të pengojë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
/Telegrafi/