Një veturë ka shpërthyer në rrugët e qytetit Sevastopol të Krimesë së pushtuar nga rusët, ku humbi jetën një ushtarak rus që ishte prapa timonit, ka njoftuar kreu i administratës ushtarake të këtij rajoni Mikhail Razvozhayev që u emërua nga rusët.
Ndërsa mbetet e paqartë se kush qëndron prapa “incidenti”, dhjetëra oficerë rusë të përfshirë në luftë kundër Ukrainës janë gjetur të vdekur në rrethana të dyshimta në Rusi apo në territoret e pushtuara nga rusët në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Razvozhayev ka konfirmuar se i vrari ishte oficer ushtrie dhe se shkaku i shpërthimit mbetet për t’u hetuar, duke mos e përjashtuar mundësinë e sabotimit.
Kanali Baza në Telegram, ka identifikuar të vrarin si Valery Trankovsky, 47-vjeç, kapiten i klasit të parë në Flotën ruse të Detit të Zi.
Radio Evropa e Lirë dhe Radio Liria raportuan se Trankovsky kishte shërbyer më parë si shef i stafit të brigadës së anijeve të përfshira në luftë në Ukrainë, ku anijet nën komandën e tij kishin lansuar sulme raketor me predhat Kalibr.
Media ruse Mash shkruan se Trankovsky ishte nën mbikëqyrje për më shumë se një javë dhe se një pajisje e improvizuar shpërthyese ishte vendosur nën veturë, që është aktivizuar nga distanca. /Telegrafi/
In Russian occupied Crimea, a Captain of 1st rank of Russia’s Black Sea Fleet has been blown up in his car.A local reporter has suggested that “Ukraine’s version of Mossad will eventually make Mossad look like the Teletubbies”. pic.twitter.com/CQAF3AIAGH
— KyivPost (@KyivPost) November 13, 2024
❗Машина взорвалась возле супермаркета в Севастополе
В этот момент в салоне находился военный. Сотрудники МЧС вытащили его из автомобиля и передали врачам, но спасти не смогли
«Нельзя исключать возможность диверсии», — написал губернатор Михаил Развозжаев pic.twitter.com/y6dscfYNcj
— Газета.Ru (@GazetaRu) November 13, 2024
У Севастополі підірвали авто з керівникм штабу ракетних кораблів ЧФ РФ
відео з російських соцмереж pic.twitter.com/I79g49NwWO— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) November 13, 2024