Telegrafi

Në Kosovë për 24 orë janë shqiptuar 1198 gjoba

Një mijë e 198 gjoba janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Të mërkurën janë regjistruar 26 aksidente në vend, prej tyre 6 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 20 pa të lënduar. Janë arrestuar 39 persona, 17 janë dërguar në mbajtje, kurse 5 në vuajtje të dënimit”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/