Pas fjalimit tejet emocionues të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kongresin amerikan, kanë pasuar duartrokitjet që zgjatën mbi një minutë.
Kamerat kanë regjistruar momentin kur dikush fillon të brohoris “Slava Ukraini” – përshëndetje që ukrainasit e përdorin shpesh që nga fillimi i pushtimit rus, transmeton Telegrafi.
Në ato momente presidenti ukrainas lëvizi kokën duke e bërë të qartë se mezi po arrin t’i kontrolloj emocionet.
Ai iu përgjigj të pranishmëve – pra ligjvënësve amerikanë me thënien “lavdi “heronjve”.
Fjalimi i tij u përcoll me duartrokitje të shumta që zgjatën mbi një minutë. /Telegrafi/
The moment when “Slava Ukraini” is being chanted in Congress and Zelensky responds with “Geroyam Slava” holding back tears. pic.twitter.com/vqra4scACi
— Rita (@Riten023) December 22, 2022