Anthony Joshua shpërtheu në lot gjatë konferencës së tij për shtyp pas humbjes së tij shkatërruese ndaj Oleksandr Usyk.
Boksieri britanik u mund me vendim të ndarë teksa u përball me homologun e tij ukrainas për herë të dytë në Arabinë Saudite, pas humbjes në stadiumin “Tottenham Hotspur” në shtator.
Dhe pas meçit, 32-vjeçari nuk i ka mbajtur dot emocionet kur është pyetur nëse ndihet ende ‘krenar’ me veten.
“Është me të vërtetë shumë e vështirë për mua të them se jam krenar për veten. Nuk ndjej asgjë, jam vetëm… jam i mërzitur. Thellë, në zemrën time”, ka deklaruar fillimisht AJ.
Më pas, boksieri i peshave të rënda lufton qartë për të shqiptuar ndonjë gjë tjetër ndërsa mbulon fytyrën me duar dhe ngushëllohet nga Eddie Hearn, i cili është ulur pranë tij.
“Kam provuar një stil tjetër. Më parë, në karrierën time, çfarë më bëri kur rrihja njerëz, i kam rrahur… Unë i kam mundur ata nga uria dhe pasioni i plotë”, vazhdoi Joshua.
“Në ndeshjen e fundit doja të garoja si boksier, por nuk ishte mjaftueshëm e mirë dhe sonte nuk ishte mjaftueshëm e mirë”.
Emocionet me sa duket ishin të larta pasi Joshua hodhi dy nga rripat e Usykut nga ringu dhe në dysheme pas përleshjes dhe u nis për në dhomën e zhveshjes së tij përpara se të kthehej për t’i dhënë dorën Usykut. /Telegrafi/