Tayna vazhdon të jetë ndër personazhet më të kërkuar për mbrëmjet muzikore.
Pasi masat kundër pandemisë coronavirus janë liruar, edhe artistja ka filluar me koncertet e saj.
Ajo gjatë ditës së sotme (e diel)n mbajti koncertin e parë për këtë verë, ndërsa destinacion kishte qytetin e Durrësit.
Bukuroshja brune jo vetëm që dhuroi spektakël me të kënduarit, por mori vëmendje edhe me lëvizjet e saj.
Derisa po këndonte këngët e saj, Tayna u shfaq duke bërë ‘twerk’ në skenë.
Videoja që i është bërë reperes u bë menjëherë virale në rrjet, duke u komentuar në mënyrë pozitive.
“Ti harro” ndërkohë është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Azet. /Telegrafi/