Telegrafi

Në koncert madhështor, me të ftuar specialë dhe mijëra fansa që deshën një CD prej tij, reperi Capital T promovoi “Winter is here” (Foto)

Reperi i njohur Capital T ka lansuar së fundmi ‘mixtape-in’e tij më të ri “Winter is here”.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, reperi ka shpalosur detajet e projektit të tij më të ri, promovimin e së cilit e ka bërë mbrëmë (e premte) edhe në Zvicër.

Lexo po ashtu CAPITAL T - artisti unik që solli dimrin me projektin e ri

Brenda një salle të stërmbushur me fansa dhe të ftuar specialë disa prej kolegëve të tij, Kapo ka bërë një prezantim të gjithsej 15 audio projekteve të tij më të reja të ‘mixtape-it’.

Në disa fotografi dhe video të publikuara në rrjetet sociale, vërehet se salla ka qenë e mbushur plot dhe atmosfera ka qenë e ndezur në maksimum.

Pamje nga atmosfera në koncertin e fundit në Zvicër të reperit Capital T, i cili promovoi mixtape-in e tij më të ri “Where is here”

Të ftuar specialë në këtë mbrëmje kanë qenë kolegët e reperit: Lyrical Son dhe Vig Poppa, me të cilët ka realizuar edhe një prej bashkëpunimeve të ‘mixtape-it’ që ka rezultuar mjaft i suksesshëm.

Nata është pasuar edhe me momente emocionale, ku të pranishëm për të ndjegur nga afër performancën e reperit ka qenë edhe një person me aftësi të kufizuara.

I njëjti është fotografuar me Capital T në prapaskenë, teksa duket më se i lumtur kur ka pranuar në dorë CD-në me ‘mixtape-in’ më të ri të reperit. /Telegrafi/

 

Capital T pozon pranë fansit me aftësi të kufizuara. Burimi i fotos: InstaStory