Telegrafi

Në Klinë po respektohet karantina, qytetarët lëvizin vetëm për furnizim me ushqime dhe ilaçe

Klina është qyteti që po e respekton vendimin e Qeverisë së Kosovës për qëndrim në karantinë, si pasojë e një presoni të infektuar me virusin COVID 19.

Në fotografitë dhe videot e që kanë ardhur në adresë të Telegrafit, në ora 22:00 shihet qyteti i qetë dhe pa njerëz, derisa qytetarët kanë deklaruar se askush nuk është duke e shkelur urdhërin e Qeverisë.

 

Klinasit po dalin në rrugë vetëm kur e kanë të domosdoshme për të vizituar mjekun ose për të blerë ushqime, ose ilaçe.

Ndryshe, një qytetar ka thënë për Telegrafin se edhe Policia e Kosovës është duke patrulluar në qytet.

Lexo po ashtu Drejtori i IKSHP-së sqaron deklaratën ku kishte thënë se qytetarët mund të dalin në natyrë

Thirrje për të qëndruar brenda, duke respketuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për karantinë, bërë edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Po ashtu, përmes një video-mesazhi edhe kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. /Telegrafi/