Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.
Xhudistja nga Peja arriti që në finale të mposht francezen, Sarah Leoine Cysique, duke e marrë kështu medaljen e dytë të artë për vendin tonë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Osmani ka thënë se në këtë ditë zie për Kosovën, Nora solli dritë.
Më poshtë keni postimin e saj të plotë (pa ndërhyrje):
Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.
Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.
Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit! ??. /Telegrafi/