Telegrafi

Në këtë ditë, gjashtë vjet më parë Gareth Bale shkatërroi Bartran e Barcelonës

Karriera e yllit uellsian, Gareth Bale te Real Madridi duket se po i afrohet fundit.

Uellsiani është për fat të keq më shumë një figurë komike në Bernabeu tani sesa talenti i klasit botëror që ai është.

Forma e dobët dhe mungesa e besimit nga menaxhimi ndër vite tani do të thotë që Bale nuk e meriton Realin, por ne kurrë nuk duhet të harrojmë se sa i mirë ishte ai për Los Blancos pas ardhjes së tij.

Bale u nënshkrua nga Tottenhami për rreth 90 milionë euro në verën e 2013 dhe shijoi një sezon mahnitëse debutues, duke fituar Copa Del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

Uellsiani shënoi në finale të të dy garave, por goli i fitores në Copa del Rey ndaj Barcelonës është thjeshtë legjendar.

Bale u përkujdes që gjatë atij goli të shkatërroj mbrojtësin spanjoll, Marc Bartra, i cili ishte shumë i ngadalshëm për shpejtësinë e uellsianit.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 85-të të ndeshjes kur rezultati ishte 1-1, ndërsa Bale shënoi për 2-1 dhe festa ishte shumë e madhe. /Telegrafi/