Pavarësisht se po zhvillohen luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve dhe Kremlini konsiderohet si pushtues, Kievi ka vendosur t’i respektojë të gjitha ligjet ndërkombëtare.
Ata që nga fillimi i luftës vazhdojnë t’i mbledhin kufomat e ushtarëve të vrarë rusë, të cilët më pas ua dorëzon duke ua dërguar me trena-frigorifer, transmeton Telegrafi.
Për një mision të tillë nevojitet durim, profesionalizëm por edhe vullnet të madh për punë. E këtë po e bënë njësia “Platzdarm” që operon nën ombrellën e ushtrisë ukrainase.
Për tetë muaj i kanë dorëzuar Moskës qindra mijëra kufoma të ushtarëve të vrarë rusë, që e eprorët e tyre i kanë braktisur dhe për asnjë moment nuk kanë shprehur interesim që t’ua kthejnë.
Megjithatë këtë po e bëjnë në baza vullnetare ushtarët e Volodymyr Zelenskyt, të cilët thonë se duhet të analizohen dokumentet e identifikimit dhe më pas në thasë të najlonit t’ju dorëzohen autoriteteve ruse.
Shumica prej tyre janë gjetur në pyje por edhe në fusha të minuara. E për këtë ata duhet të tregohen të kujdesshëm se mund të jetë kurth për ta.
Këtë e thonë nga përvoja, pasi rusët kishin sakrifikuar njerëzit e tyre, me shpresën që ukrainasit t’i lëvizin kufomat e ushtarëve të vrarë rusë, të shpërthejnë minat që u janë vendosur nën trup. /Telegrafi/