Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e Armant Beqiri, 40 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit policor të koduar “Torino”, ndërkohë pritetet të ekstradohet drejt Italisë,
Beqiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /Telegrafi/