Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi 53-vjeçar në kërkim kombëtar në qytetin e Fierit.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Gentian Guda, banues në Vlorë, është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë me 10 vjet burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe me vendim të Gjykatës së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim.
Në vitin 2015, shtetasi Gentian Guda është kapur në portin e Vlorës, duke tentuar të trafikojë një sasi lëndë narkotike marijuanë në shtetin italian. /Telegrafi/