Telegrafi

Në kategorinë e veturave të vogla, Peugeot 205 GTi shpallet më e “zjarrta” e të gjitha kohërave” (Foto)

Në një rivalitet të pafund me modelin origjinal Voklswagen Golf GTI, modeli legjendar Peugeot 205 GTi u kurorëzua me titullin “The Greatest Ever Hot Hatch” (Vetura e vogël më ‘hot’ e të gjitha kohërave) në “Performance Car Show” në Birmingham të Britanisë.

Kjo veturë e vogël franceze mori çoi çmim në shtëpi pas një sondazhi global, i cili e shpalli atë fituese.

Dhjetëshja finaliste do të jetë e ekspozuar në “Hot Hatch Nirvana” në “Performance Car Show”.

Në vijim mund të lexoni se kush është në top-dhjetëshe:

1. Peugeot 205 GTi 1.6
2. Lancia Delta HF Integrale
3. Ford Escort RS Cosworth
4. VW Golf GTi Mk1
5. Renault Clio Williams
6. Renault Clio 182 Trophy
7. VW Golf GTi Mk2
8. Renault 5 GT Turbo
9. Ford Focus RS Mk1
10. Talbot Lotus Sunbeam

Peugeot 205 GTi është lansuar në vitin 1984 dhe është prodhuar në një seri prej 294,514 njësish, për dhjetë vjet, transmeton Koha.net. Ky model posedon motorin 1.6-litër dhe 1.9-litër, i cili nga viti 1987 është me kapacitet prej 130 kuajfuqi duke i ndihmuar kështu kompanisë që vetura e saj të jetë më e kërkuara në mesin e viteve ’80-ta.

Përveç popullaritetit të saj të madh në mesin e entuziastëve, Peugoet 205 GTi është vlerësuar shumë në botën e motorsportit, duke iu falënderuar modelit garues 205 T16. Ky model garues fitoni garën “WRC” në vitin 1985 dhe 1986, si dhe garën “Paris-Dakar” në vitin 1987 dhe 1988.