Organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë janë kritikuar për faktin se i kishin kthyer femrat që donin të parakalonin në tepihun e kuq pa taka të larta.
Sipas revistës Screen, disa femra rreth të pesëdhjetave që për arsye të ndryshme, përfshirë edhe ato shëndetësore, nuk kishin mbathur këpucë me taka të larta, nuk janë lejuar të jenë pjesë e promovimit dhe shikimit të filmit “Carol”.
Edhe pse këpucët që mbanin ato përkonin me evenimentit, megjithatë fakti pse ishin të rrafshëta nuk ua ka mundësuar të ishin pjesë e kësaj ngjarjeje.
Organizatorët nuk e kanë komentuar këtë rast, por kanë konfirmuar se të gjitha femrat janë të detyruara të kenë këpucë me taka të larta në tepihun e kuq.
Në rrjetet sociale është kërkuar nga yjet filmike që të reagojnë për këtë ‘diskriminim’. /Telegrafi/