Në vendkalimin kufitar Dojran Maqedoni-Greqi për hyrje dhe dalje nga shteti ka pritje prej 30 deri 60 minuta, sipas Lidhjes së Auto-Motos së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo për shkak të grevës së fermerëve grekë në kalimin Evzoni që është mbyllur për komunikacion, kurse në kufijtë tjerë të vendkalimeve ka vonesa më shumë se gjysmë ore për hyrje dhe dalje.
LAMM informon se për shkak të reshjeve të shiut, trafiku rrugor zhvillohet në kushte të lagështa. /Telegrafi/