Në pikë-kalimin kufitar në Jarinë të mërkurën është arrestuar një serb i dyshuar për krime lufte.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se më 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. /Telegrafi/