Telegrafi

Në Itali tashmë të sigurt, Lucas Leiva te Interi

Lucas Levia do të jetë lojtari i parë që do të transferohet te Interi nën drejtimin e Stefano Piolit.

Sipas Gazzetta.it, Liverpooli është pajtuar që mesfushori brazilian të transferohet te klubi italian gjatë janarit.

29-vjeçari priret t’i bashkohet zikaltërve në formë të huazimit, por me drejt blerje.

Me ardhjen e Leivas me shumë mundësi do të largohet Felipe Melo. /Telegrafi/

Një fotomontazh se si do të dukej Lucas Leiva me fanellë të Interit.