Telegrafi

Në Imagine Films pohojnë se i kanë videoklipet e vitit

Një nga produksionet më të angazhuara të videoklipeve, Imagine Films, thonë se i kanë videoklipet e vitit në sirtar.

Shumë shpejt pritet të bëhen publikime të reja në industrinë e muzikës shqiptare.

Dhe, shumë prej këtyre videoklipeve mbajnë firmën e produksioneve të njohura, e një prej tyre është edhe Imagine Films.

Është regjisori i njohur, Erkand Shabani, i cili është pjesë e Imagine Films, ai që ka konfirmuar se videoklipet e vitit janë gati.

“Spotet e vitit i kemi. Nuk më pritet që t’i publikojmë”, u shpreh Erkandi në rrjetin social Facebook.

Imagine Films ka realizuar videoklipe më të gjithë artistët e estradës.

Megjithatë, së fundmi ata kanë punuar kryesisht me artistë si Capital T dhe të tjerë emra të njohur. /Telegrafi/