Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje.
Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka sulmuar nënën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/