Site icon Telegrafi

Në gjendje të dehur shkoi te shtëpia e ish-bashkëshortes dhe theu xhamat, arrestohet i dyshuari në Gjakovë  

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka shkuar te shtëpia e ish-bashkëshortes dhe kishte thyer xhamat e dritareve.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 21:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet në gjendje të dehur kishte shkuar tek shtëpia e ish bashkëshortes së tij viktimës kosovare dhe kishte thyer dy xhama të dritareve dhe më pas dyshohet se kishte fyer viktimën”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version