Telegrafi

Në G7: Melania Trump shkëlqen në fustanin e kuq nga McQueen, Calvin Klein

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, rrëmben vëmendje kudo që shfaqet, derisa ka një stil tejet të veçantë dhe glamuroz.

Një gjë të tillë e bëri edhe së fundmi, për samitin tre ditor të G7 në Francë, e cila dukej e mahnitshme në një fustan të kuq të shkurtër.

Melania ishte veshur për festat e mbrëmjes me fustanin e dizajnuar nga Alexander McQueen të projektuar nga Sarah Burton.

Melanie Trump (Foto: Andrew Harnik/AP/Shutterstock)

Ndërkohë, drejtuesit e G7 janë mbledhur për zgjidhje konkrete përfshirë, krizat që kanë goditur planetin, lufta tregtare, Irani apo zjarri në Amazonë.

Ndër tjerash, ushtarët francezë nuk mund t’i ndanin sytë nga Melania kur ajo mbërriti në Francë.

Lexo po ashtu Ushtarët francezë nuk i ndajnë sytë nga Melania Trump

Fotografia tregon momentin kur dy ushtarë ia ngulën sytë Zonjës së Parë, kur ajo po parakalonte në tapetin e kuq. /Telegrafi/