Sot (19 shtator) Familja Mbretërore, dhe shumë qytetar në mbarë Mbretërinë e Bashkuar, i thonë lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II.
Për të shënuar rastin solemn, Catherine, Princesha e Wales (Kate Middleton) i bën homazhe Mbretëreshës me zgjedhjen e saj të bizhuterive për funeralin e monarkes.
E veshur me veshje tradicionale tërësisht të zeza, e përbërë nga një fustan me pallto të gjatë dhe një kapele me vello, Kate vesh një gjerdan të shkurtër perle, i dukshëm sipër dekoltesë së veshjes së saj.
Pjesa në fjalë është gjerdani japonez me perla me katër rreshta, që takohen në një kapëse qendrore të lakuar, diamanti.
Larg nga një rastësi, zgjedhja e bizhuterive është pa dyshim një gjest nga Princesha ndaj Madhërisë së Saj.
Me kalimin e viteve, ‘choker-i’ është mbajtur nga shumë pjesëtare të mbretërore, përfshirë Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princeshën Diana.
Madhëria e saj u fotografua me gjerdanin në vitin 1983, për një fejesë në Bangladesh. /Telegrafi/