Telegrafi

Në fundjavë vjen versioni shqip i këngës së Elhaidës

Elhaida Dani është zotuar të mbajë premtimin për realizmin e versionit shqip të këngës pjesëmarrëse në Eurovision, “I’m Alive”.

“Të dashur miq. Kam premtuar që kënga ‘I’m Alive’ në versionin shqip do vijë shumë shpejt dhe është e vërtetë”.

“Çdo gjë është gati, për shkak të kohës sime të ngarkuar është vonuar më shumë se sa ishte parashikuar, por këtë fundjavë kënga ‘I’m Alive’ do të vijë ‘Në jetë’”.

“Ju dua vërtet shumë dhe doja t’jua sqaroja personalisht. Ndërkohë, këto ditë gjithashtu do të zgjidhen dhe fituesit për setin e I’m Alive”, ka bërë të ditur këngëtarja. /Telegrafi/