Telegrafi

Më në fund Majk pranon atësinë, vjen edhe dhurata e parë për djalin e tij (Foto)

Ai është padyshim babai i Roanit.

Reperi i njohur Majk ditë më parë është bërë baba për herë të parë, pasi ish-e dashura e tij Majlinda Zeka solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Roan.

Lexo po ashtu Majk thumbon armiqtë me një shprehje islame (Foto)

Ndërkohë, duke qenë se ka shumë muaj që janë ndarë, vet reperi Majk nuk dha asnjë deklaratë lidhur me lindjen e djalit.

Ai për ditë me radhë as nuk e ka pranuar e as mohuar atësinë e djalit, duke mos u prononcuar fare rreth kësaj çështje në media.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Por, së fundmi përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, reperi e konfirmon se Roan është djali i tij, dhe e gjithë lumturia momentale për të.

Fillimisht, Majk ka publikuar një fotografi të Roanit në InstaStory, ndërsa më vonë një imazh tjetër ku shfaq një dhuratë shumë të veçantë që ka blerë për të birin, e që janë një palë këpucë të vogla. /Telegrafi/

Kjo është dhurata që Majk ka blerë për djalin e tij të vogël Roanin. Foto nga InstaStory