Paul Pogba është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe nuk ka vazhduar deri më tani kontratën.
Gjiganti anglez i ka ofruar kontratë të re Pogbas, por deri më tani francezi nuk ka pranuar rinovimin e tij.
Mesfushori francez është në listën e dëshirave të klubeve më të mëdha evropiane si Real Madrid, Barelona, PSG, Juventus e Bayern Munich.
Lajmet e fundit që vijnë nga Franca kanë raportuar se Pogba do të rikthehet në vendlindje më së largu në verë.
E përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar se ekziston një marrëveshje mes futbollistit dhe liderit aktual të Ligue 1, Paris Saint Germain.
PSG ka një marrëveshje të fshehtë me Pogban i cili do të transferohet në Parc de Princes në verë si futbollist i lirë.
Duke parë që kanë një marrëveshje me Pogban, PSG nuk po bën shpenzime as në janar.
Tanguy Ndombele është një nga objektivat e janarit, por parisienët nuk duan të shpenzojnë shumë për të, pasi do të bëjnë një sforco të madhe ekonomike në verë për pagën e Pogbas e cila pritet të jetë ndër më të lartat.
Gjithsesi edhe klubet tjera të interesuara do të bëjnë të pamundurën që ta bindin Pogban dhe agjentin e tij Mino Raiola me oferta të ndryshme deri në verë. /Telegrafi/