Telegrafi

Në fotografitë e reja të pa edituara, Rina Balaj: Kam fituar peshë, kam celulit e po ashtu edhe strija të reja

Rap-artistja nga Istogu, Rina Balaj, prej disa ditësh ndodhet në Greqi për pushime.

Ajo tashmë e ka bërë zakon që të sjell imazhe tërësisht të pa edituara, duke treguar se si duket trupi i saj pa ndonjë ndërhyrje, qoftë me ‘photoshop’ apo në forma të tjera.

E në këto të fundit që ka shpërndarë me bikini të bardha, ajo thotë se ka fituar peshë, se ka celulit dhe gjithashtu strija të reja.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jam mësuar që të mos i rregulloj fotografitë e mia. Kam fituar peshë, kam celulit dhe kam po ashtu strija të reja”, ka thënë Balaj në imazhin e hedhur në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Megjithatë, ajo admirohet tejet shumë për format trupore dhe për kujdesin që ka ndaj fizikut me ushtrime në palestër.

23-vjeçarja vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Daddy”.

Për shtatë ditë ky projekt grumbulloi mijëra klikime në platformën tashmë të popullarizuar, YouTube. /Telegrafi/