Mbrëmë (e hënë) këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka pasur një darkë private me mikun e saj, Liam Payne, në një restorant londinez.
Këngëtarja 28-vjeçare kishte veshur një fustan që ishte i çarë në mes, gjersa i zbulonte tërësisht shpinën.
Biondja disa imazhe atraktive nuk ka hezituar që t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, teksa ka pranuar një koment interesant nga e ëma.
“E paske harru me vesh gjysmën e bluzës , ke mu ftof nana”, është komenti i Verës në postimin e Ritës.
Ndër tjerash, artistja shqiptare është duke vazhduar me koncerte të njëpasnjëshme anembanë botës në promovimin e albumit të saj “Phoenix”. Ky album i Ritës erdhi pas gjashtë vitesh, projektet e të cilit u pëlqyen mjaft shumë nga publiku. /Telegrafi/