Telegrafi

Në ditën e parë të Kurban Bajramit ndodhën 70 aksidente rrugore

Numri i aksidenteve të raportuara në Kosovë, ka shënuar rritur të ndjeshme në ditën e parë të Kurban Bajramit. Vetëm të martën Policia e Kosovës ka raportuar për 7o aksidente rrugore.

Në raportin e saj 24 orësh, Policia njofton se 35 aksidente janë me të lënduar, derisa 35 tjerë pa të lënduar.

Në anën tjetër sipas këtij njoftimi, janë shqiptuar 357 tiketa, që janë tre herë më pak sesa një ditë më parë, kur ishin shqiptuar 1099 sosh. /Telegrafi/