Ndërsa Rusia organizon paradën e saj vjetore të Ditës së Fitores, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shënoi Ditën e Evropës duke vizituar të martën kryeqytetin ukrainas Kiev për bisedime me presidentin Volodymyr Zelensky.
Siç edhe dihet, blloku 27-vendesh tradicionalisht shënon “për paqe dhe unitet” më 9 maj.
Dhe të hënën, Zelensky njoftoi se vendi i tij do ta festonte në mënyrë të barabartë këtë ditë “së bashku me të gjithë Evropën e lirë”.
Good to be back in Kyiv.
Where the values we hold dear are defended everyday.
So it is such a fitting place to celebrate the day of Europe.
I welcome President @ZelenskyyUa's decision to make 9 May Europe Day also here in Ukraine. pic.twitter.com/MEGOEfgyIq
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 9, 2023
Von der Leyen e ka vizituar tashmë Kievin në disa raste që nga fillimi i agresionit në Ukrainë nga Rusia 14 muaj më parë.
Ajo ka qenë një shtytëse kryesore në ofrimin e mbështetjes për kombin e goditur dhe në vendosjen e sanksioneve që synojnë Kremlinin.
Ndërkohë Zelensky ishte në Holandë vetëm javën e kaluar, ku ai kërkoi shpejtësinë që BE-ja të mirëpresë Ukrainën si anëtare.
Ukraina është zyrtarisht një kandidate për anëtarësim, por negociatat zyrtare ende nuk kanë filluar – një proces që mund të zgjasë shumë vite. /Telegrafi/