Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Vedat Ademi, feston sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 36-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe familjarët e tij.
Me rastin e ditëlindjes, ai gjithashtu ka përgatitur edhe një video-ditar të bukur dhe special me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.
Për herë të parë në këtë video, Vedati dhe bashkëshortja e tij prezantojnë djalin e tyre të dytë, Eren Nikun, që erdhi në jetë këtë vit.
Ndërkohë, pjesë e këtij klipi është edhe djali i tyre i madh, Jonarti.
“I lumtur dhe i bekuar pafund në këtë ditëlindje, ju prezantoj për herë të parë djalin tonë Eren Nik Ademi”, ka shkruar Vedat Ademi në videon e publikuar në Instagram.
Urimet dhe komentet pozitive nga ana e fansave kanë qenë të shumta. /Telegrafi/