Telegrafi

Në dhjetor takim i kryeministrit Zaev me kreun e KE-së, Jean-Claude Juncker

Në fillim të muajit dhjetor kryeministri Zoran Zaev në Bruksel do të takohet me kryetarin e Komisionit evropian, Jean-Claude Juncker, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë dhe kreut të KE-së u realizua në ndërmjet kryetarit të atëhershëm të KE-së, Jose Manuel Barroso.

Në ndërkohë, Qeveria e kaluar mundohej në më shumë mënyra të caktojë takim me kryetarin e Komisionit evropian.

Në shkurt të vitit 2015 u caktua takim ndërmjet Gruevskit dhe Juncker, por vetëm disa ditë pas caktimit, nga kabineti i Juncker arriti lajmi i keq deri te Gruevski se takimi anulohet. Arsyeja jozyrtare ishin ‘bombat’ e liderit të atëhershëm të opozitës, Zoran Zaev të cilat përmbanin informata për veprimet korruptive të Nikolla Gruevskit dhe për atë shkak nuk meriton takim zyrtar me njeriun e parë të KE-së./Telegrafi/