Telegrafi

Në dhjetor seancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Në fillim të muajit dhjetor do të mbahet seanca e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, e cila do të përkojë me lëshimin në përdorim të një pjese të autostradës “Struma” mes Kresnës dhe Sandanski, tha sot kryeministri bullgar Boyko Borisov, pas takimit me Zoran Zaevin në Sofje.

Borisov para gazetarëve përsëriti se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili është arratisur në Hungari, nuk ka kërkuar dhe as nuk i është dhënë pasaportë bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa Zoran Zaev tha se ka pasur takim konstruktiv me Borisovin, që sipas tij, janë si rezultat i marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

“Po punohet në hapjen e kalimit të ri kufitar Dellçevë-Nevestinë dhe tek Simitili, ndërsa është edhe projekti për lidhje hekurudhore mes Shkupit dhe Sofjes”, tha Zaev./Telegrafi/