Site icon Telegrafi

Në derbin ndërmjet Ajaxit dhe Feyenoordit ndodhi shumëçka, duke përfshirë edhe një gol fantastik (Video)

Getty Images

Të dielën në Amsterdam ArenA është zhvilluar derbi ndërmjet Ajaxit dhe Feyenoordit, i shoqëruar me emocione, incidente dhe gola.

Ndërsa goli më i bukur u shënua që në sekondat e para të takimit. Me të filluar ndeshja, u akordua gjuajtje e lirë në favor të skuadrës vendase.

Përgjegjësinë e mori mesfushori danez, Lasse Schone, i cili bëri mrekullinë nga një largësi prej afro 35 metra. Goditja e tij nuk i dha asnjë shans portierit mysafir që të intervenonte.

Lexo po ashtu Lojtarin e Feyenoordit e tradhtojnë nervat në derbi, gjuan me top tifozët e Ajaxit dhe normalisht në fund mori atë që meritoi (Video)

Në pjesën e parë, nikoqirët shënuan edhe një herë me anë të David Neres (36’), për të shkuar në pushim me epërsi të dyfishtë.

Në fund të ndeshjes, lojtarët e Feyenoordit e shënuan golin e nderit. Realizues ishte Michiel Kramer. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=A-KnwMD3UMg

Exit mobile version