Telegrafi

Në çfarë niveli ka rënë DMX, plaçkit njerëz rrugëve

Reperi DMX është akuzuar për plaçkitjen e një njeriu në një pompë të benzinës në New Jersey.

Një 21 vjeçar ka thënë se këngëtari dhe aktori së bashku me shoqëruesit e tij i kanë marrë rreth 3.200 dollarë në orët e hershme të së dielës.

Sipas New York Daily Times, i plaçkituri ka treguar se anëtari i grupit ka nxjerrë pistoletën dhe ka kërkuar para, pasi ky e njohu reperin dhe filluan të bisedonin rreth muzikës, transmeton koha.net.

Kur i dha paratë nga xhepi, DMX i mori paratë dhe u largua menjëherë nga vendi së bashku me shoqëruesit e tij, të cilët ishin duke vozitur katër vetura të zezë të modelit Cadillac Escalades. Viktima ka arritur që të marrë numrat e tabelës së njërës prej veturave.

DMX, i cili ka pasur disa probleme me ligjin dhe me financat gjatë këtyre viteve të fundit, ende nuk i është përgjigjur kësaj akuze. Ndërsa tash për tash, ende nuk është arrestuar askush dhe policia është duke vazhduar hetimet.

Kujtojmë që në vitin 2013, reperi shpalli falimentimin. /Telegrafi/