Dejan Kulusevski është xhiruar gjatë arritjes në aeroportin e Torinos, nga ku është nisur për në Londër për të kompletuar transferimin te Tottenham Hotspur.
Gazetarët e kanë pritur anësorin e Juventusit në aeroportin Caselle, derisa ai po hipte në një aeroplan privat për t’u nisur për në Angli.
“Isha i lumtur këtu, shpresoj të kthehem te Juventusi një ditë”, u ka thënë ai gazetarëve.
#Kulusevski in partenza da Torino: "Un saluto ai tifosi. Sono stato bene, spero un giorno di tornare" #Juventus @Gazzetta_it pic.twitter.com/cuxAVqPMvP
— Giovanni Albanese (@GiovaAlbanese) January 30, 2022
Burime të shumta, duke përfshirë edhe Sportitalia e Sky Sport Italia, pohojnë se marrëveshja fillestare është huazimi 18 mujor (deri në qershor 2023) për pesë milionë euro.
Në kontratë do të përfshihet edhe opsioni i blerjes për 35 milionë euro plis bonuset dhe do të bëhet obligues në rast se Tottenhami kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe futbollisti luan së paku në gjysmën e ndeshjeve.
Spursat kanë arritur marrëveshje edhe për transferimin e përhershëm të Rodrigo Bentancur për 19 milionë euro plus gjashtë milionë të tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/